E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina i kërkon SHBA-ve të heq të gjitha tarifat

Ilustrim · Vizion Plus

Zyrtarët kinezë po i bëjnë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të “anulojë tarifa reciproke, pasi lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë po vazhdon.

Këtë javë, Trump njoftoi një pauzë 90-ditore për një sërë tarifash globale që ai kishte planifikuar, por rriti taksat për importet kineze në 145%.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të ndërmarrë një hap të madh për të korrigjuar gabimet e saj, të anulojë plotësisht praktikën e gabuar të “tarifave reciproke” dhe të kthehet në rrugën e duhur të respektit të ndërsjellë”, tha në një deklaratë ministria e tregtisë e Kinës.

Administrata Trump ofroi një koncesion të premten duke njoftuar se disa produkte teknologjike – përfshirë shumë të prodhuara në Kinë – do të përjashtoheshin.

Ministria kineze e tregtisë i quajti përjashtimet një “hap të vogël” nga SHBA dhe tha se Pekini po “vlerësonte ndikimin” e masës.

Përjashtimet teknologjike të Trump – të cilat përfshijnë telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe gjysmëpërçuesit – ofruan shpresë për gjigantët e teknologjisë dhe konsumatorët të cilët shqetësoheshin se çmimi i pajisjeve do të ngrihej në qiell si rezultat i tarifave, ka raportuar BBC.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh