E enjte, 15 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 34 minuta më parë
Politikë

“Kina i ka vënë syrin Shqipërisë”/ Eksperti: Deklaratat e Ramës tregojnë momentin e vështirë të qeverisë

Kreu i qeverisë tha ditën e djeshme, në prani të VanHorn, se Pekini i ka vënë syrin Shqipërisë, duke e quajtur, sipas tij, “pika e mjaltit” e Europës.

Rama shtoi se mençuria e kinezëve, e kombinuar me urinë e amerikanëve për të fituar, mund të bëhen bashkë në Shqipëri për të kapur nga këtu, siç u shpreh ai, tregun e madh europian.

Reklamë

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, tha se Rama është në një moment shumë të dëshpëruar që bën këto deklarata.

“Një moment shumë i dëshpëruar i Ramës, që bën deklarata që mund të shantazhojnë SHBA-në. Veprimet e fundit të SHBA-së kanë treguar se nuk bëjnë asnjë negociatë nëse e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë. Ata ecin me plane afatgjata. Më duket një moment i dëshpëruar për qeverinë Rama, momenti më i keq dhe më i vështirë. Nuk tentoja t’u besoja shumë thashethemeve që hapeshin në Shqipëri se deri në mars do të qëndrojë në pushtet, por pas asaj që ndodhi dje, jam edhe unë në krahun e atyre që mendojnë se do të ikë shpejt”, tha Aliaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë