E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kina i jep fund marrëdhënieve me Dolce & Gabbana

Kohët e fundit Stefano Gabbana është përfolur shumë për komentet negative që ka dhënë në rrjetet sociale për shumë personazhe të njohur të Hollywoodit si : Selena Gomez, Chiara ferrgni për fustanin e saj të dasmës dhe së fundmi këto komente jot ë hijshme i kanë anulluar sfilatën e modës në Kinë.

 

Shfaqja e modës së markës së njohur Dolce & Gabbana në Shangai është anuluar nga Byroja e Çështjeve Kulturore të Shtetit, pas disa mesazheve të dërguara nga stilisti i njohur Stefano, i cili fyente rëndë kulturën kineze. Megjithatë sa u përket akuzave të fundit, stilisti pretendon se profili i tij është hakuar dhe se ai “e do Kinën dhe kulturën kineze”. Por çfarë publikoi Stefano në Instagramin e tij që e bëri Kinën, shtetin ku ka më shumë blerës besnikë të markës, t’i kthente shpinën.

 

Reklamë

Fillimisht ai publikoi një video përmes së cilës parodizonte mënyrën e të ngrënit me shkopinj të ushqimit kinez.

 

Më pas ai debatoi me Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “Shtet m*ti”, “Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.

 

Faqja zyrtare e Dolce gabanës tashmë po verifikon kush e ka hakeruar profiling e tij dhe më pas do të sjellë një deklaratë se çfarë do të ndodhi! Shpresojmë që këto komente jo vetëm për Kinën por dhe personazhet të tjerë të mos jen bërë nga stilisti./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë