Kina ka vendosur të hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e taksës mbi importin e çelikut dhe aluminit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave kineze këtë të hënë. Në një deklaratë për media i kërkohet SHBA-ve të tërheqin masat e vendosura nga presidenti Trump, të cilat kufizojnë tregtinë mes dy vendeve.

 

“Nëse presidenti amerikan, nuk revokon vendimin, atëherë Kina, duke filluar që nga kjo e hëne do të aplikojë tarifën 25% mbi 128 artikuj që importohen nga Amerika, përfshirë mishin e derrit dhe verën”, thuhet në deklaratë.

 

Pekini thekson se bashkëpunimi është e vetmja zgjidhje e drejtë për dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe se lëvizja e fundit u bë për të ruajtur interesat e Kinës nga humbjet e shkaktuara prej tarifave të reja të vendosura nga SHBA.

 

Lëvizja e fundit e Kinës vjen në përgjigje të vendimit të presidentit Donald Trump, i cili në muajin mars firmosi rritjen e taksave mbi importin e çelikut dhe aluminit, pavarësisht paralajmërimeve të aleatëve mbi rreziqet e një lufte tregtare me pasoja të paparashikueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *