Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin marshimin

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kina dyfishon mbushjet bërthamore në 2 vjet

1 Dhjetor 16:33

Ritmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t’i mundësojë Pekinit të ketë një rezervë prej rreth 1500 mbushjesh bërthamore deri në vitin 2035. Kjo, sipas raportit vjetor të Pentagonit “Fuqia Ushtarake e Kinës” që iu dorëzua Kongresit të martën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell hollësitë.

 

Një raport i ri i Pentagonit thotë se Kina ka më shumë se 400 mbushje bërthamore, duke e dyfishuar arsenalin e saj bërthamor në vetëm dy vjet.

 

Në raport thuhet gjithashtu se Pekini lëshoi afërsisht 135 raketa balistike për testime dhe stërvitje vitin e kaluar, “më shumë se pjesa tjetër e botës e marrë së bashku”, nëse përjashtohen raketat balistike të lëshuara në zona konflikti si Ukraina.

 

“Nëse vëren aftësinë dhe kapacitetin e arsenalit të raketave të Kinës, mbetesh pa frymë”, thotë Bradley Bowman me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

 

Pentagoni e quan Kinën, sfidën e tij në rritje.

 

“Kina është i vetmi vend që gjeopolitikisht ka potencialin e fuqisë për të qenë një sfidë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe ata janë”, thotë gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatëmadhorisë Amerikane.

 

Sipas raportit, Kina ka rritur ato që Pentagoni i quan veprime ushtarake “të pasigurta” dhe “joprofesionale” ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.

 

Veçanërisht, siç thekson analisti i mbrojtjes Bradley Bowman, drejt ishullit demokratik të Tajvanit.

 

“Ata kanë refuzuar të heqin dorë nga opsioni i forcës ushtarake kundër Tajvanit, kanë refuzuar në mënyrë të qartë ta bëjnë këtë dhe po ndërmarrin veprime si ato të një vendi që është duke u përgatitur për të kryer një sulm potencial kundër Tajvanit”.

 

Sipas Pentagonit, sulmi mbetet një mundësi, ndonëse nuk duket të jetë i menjëhershëm, pavarësisht qëndrimeve të fundit agresive.

 

“Siç thekson raporti, ne nuk besojmë se është një sulm i pashmangshëm”, thotë gjenerali Pat Ryder.

 

Një zyrtar tjetër i lartë i mbrojtjes, u tha gazetarëve se Kina ka krijuar një normalitet të ri rreth Tajvanit për sa i përket aktivitetit ushtarak.

 

Menjëherë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në gusht, Kina shtoi stërvitjet, lëshimet e raketave dhe aktivitetin ushtarak në ngushticë.

 

Ato përfundimisht u ulën, por janë ende rutinë, tha zyrtari, në vend që të rezervohen për raste të rralla, siç ishte praktika e Kinës përpara vizitës.

 

Ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe i tha Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Kamboxhia javën e kaluar se Pekini e konsideron Tajvanin si një “vijë të kuqe”.

 

Dhe ky agresion ka vazhduar në zona si Deti i Kinës Jugore, ku aeroplanmbajtësja USS Chancellorsville përfundoi një operacion në mbështetje të kalimit të lirë në ujërat ndërkombëtare. Në këtë zonë kalon gjysma e tonazhit të mallrave të tregëtisë ndërkombëtare me një vlerë prej triliona dollarësh çdo vit.

 

“E di se ka pasur disa raportime se Kina në thelb e nxorri anijen tonë nga zona. Kjo nuk është e vërtetë. Përsëri, ne do të vazhdojmë të lundrojmë, fluturojmë dhe operojmë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, tha gjenerali Pat Ryder.

 

Kina pretendon një pjesë të madhe të detit si territorin e saj dhe ka injoruar një vendim të gjykatës ndërkombëtare që thotë se Pekini nuk ka asnjë pronësi mbi Detin e Kinës Jugore.

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Arme bërthamore Kinë Pekini

Nga e njëjta kategori

Nga roli i gjyshërve në familje te marrja e ‘dados’, psikologu zbulon balancat e duhura

më shumë...

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikologu: Sot e kanë të vështirë të gjejnë kohë!

më shumë...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të bllokuar në Gjirin Persik

më shumë...

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret liderët e vendeve evropiane në Berlin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

9:50

Dita e 24-ët e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.