Subscribe

Ndërsa mediat raportojnë se SHBA pritet të tërhiqen nga marrëveshja e rëndësishme e Parisit për klimën, Kina ka deklaruar se do t’u përmbahet angazhimeve të saj. Kryeministri kinez Li Keqiang tha nga Gjermania se përpjekja për të parandaluar ndryshimet klimatike është në interesin e vendit dhe se shpreson që bashkëpunimi me vendet e tjera të vazhdojë.

 

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë një vendim nëse do të mbetet pjesë e paktit të vitit 2015 të firmosur nga paraardhësi Obama. Liderët kinezë dhe ata europianë kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi marrëveshjen për klimën, ku theksojnë se ajo është më e rëndësishme se kurrë.

 

Sipas tyre, rritja e temperaturave prek sigurinë kombëtare dhe rrit brishtësinë sociale dhe politike, ndërsa kalimi tek energjia e pastër krijon vende pune dhe sjell rritje ekonomike. Nga ana tjetër, Rusia është shprehur se mbetet e angazhuar ndaj angazhimeve të klimës, por duke theksuar se largimi i SHBA do të cenonte marrëveshjen, ku u bënë pjesë 195 vende. Në bazë të marrëveshjes së Parisit çdo vend ka premtuar të reduktojë emetimet e gazrave sere, që sipas shkencëtarëve rrit temperaturën e planetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *