E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Bota

Kina: Bashkë në luftën kundër koronavirusit

Pas shpalljes së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying deklaroi se qeveria ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Po ashtu, bëri me dije se janë përdorur të gjitha mjetet gjithëpërfshirëse me qëllim për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

 

Pak ditë më parë, Kina u vizitua nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili u shpreh se ka komunikuar me palën kineze dhe kanë shkëmbyer propozime për parandalimin dhe kontrollin e virusit që lindi në Whuan.

 

Reklamë

Kina shpreh gatishmërinë për të vijuar luftën e fortë në bashkëpunim me OBSH-në dhe vendet e tjera kundër epidemisë, për të mbrojtur sigurinë globale.

 

Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 213, ndërsa në 9.692 numri i të prekurve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë