E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kimmich flet për kontratën e tij me Bayern

Joshua Kimmich pritet të marrë vendimin final për të ardhmen e tij sot ose nesër. Mediat gjermane raportojnë se ai nuk do të presë asnjë ditë më shumë.

Ende nuk dihet se cili është vendimi i tij, por një gjë u kuptua fare qartë mbrëmë. Ai ka hatërmbetje për publikimin e lajmit në media lidhur me faktin se Bayern pak ditë më parë tërhoqi ofertën e rinovimit.

Klubi bavarez mendon se paga e ofruar ishte tejet e lartë dhe kjo e ka bezdisur mesfushorin gjerman. “Sigurisht që lajmi i tërheqjes së klubit u bë publik, por kjo nuk ndikon në komunikimin tonë”, tha Kimmich.

“Më besoni se nuk jam duke diskutuar për disa euro më shumë apo më pak. Nuk po e shtrydhim bisedën në këto aspekte”, sqaroi ai më tej, duke dashur të theksojë se nuk janë paratë problemi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë