Subscribe

Lëndë kimike që janë ndaluar të përdoren në lodra, por në fakt gjenden në ushqimet e shpejta dhe shkaktojnë probleme në sistemin e riprodhimit dhe të të mësuarit tek fëmijët. Gjetjet janë tronditëse dhe vijnë pas mostrave të marra nga ushqimet e McDonald’s, Burger King, Pizza Hut dhe Domino’s.

 

Studiuesit në SHBA po ashtu gjetën sasi të vogla të ftalateve, kimikate që përdoren për të bërë plastikë të butë dhe u gjetën në 80 për qind të mostrave të mbledhura. Kimikati është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë edhe sistemin endokrin.

 

Ekspertët në Universitetin George Washington zbuluan se ushqimet që përmbajnë mish kishin nivele më të larta të kimikateve, ndërsa hamburgerët me djathë, testohen shumë për një plastifikues të quajtur DEHT, i cili fillimisht u krijua për të zëvendësuar ftalatet.

 

Shkencëtarët kanë shtuar thirrjet për reforma kritike të politikave mbi kimikatet, pasi gjithashtu rrisin rrezikun e çrregullimeve të vëmendjes, sjelljes dhe të mësuarit tek fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *