E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kim zbardh bisedën me Ramën: Më siguroi se Tom Doshi nuk do të ketë asnjë rol në qeveri

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka treguar bisedën që ka realizuar me kryeministrin Edi Rama mbi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga diplomatja për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kim sqaroi se kreu i qeverisë e ka siguruar që Doshi nuk do të ketë asnjë post në qeveri, ndërsa i ka kujtuar edhe faktin që ka qenë vetë kryeministri ai që e përjashtoi deputetin nga radhët e Partisë Socialiste.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi mirëkuptim se çfarë do të thotë emërimi. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”, shkruan Kim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë