Subscribe

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim është takuar në Kryesi me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

 

Kim e ka cilësuar Alibeajn si ‘kryetari në detyrë i PD’, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.

 

“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn sot, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të forcohet”, shkruan Kim pas takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *