Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka pasur një mesazh të fortë për kandidatët e liderit historik të PD, duke u sjellë në vëmendje se Sali Berisha është shpallur “non grata”.

 

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”

 

Pak minuta me vone diplomatja amerikane ka postuar nje tjeter mesazh duke sjelle ne vemendje se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur non grata katër persona në Shqipëri.

 

Keta 4 jane ish-kryeprokurori adriatik llalla, ish kreu i bashkise se durresit vangjush dako, ish deputeti tom doshi dhe ish Sali Berisha.

 

Lideri historik i pd Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 majin e vitit të kaluar dhe prej atij momenti ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të bashkëpunojë me një forcë politike pjesë e të cilës është Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *