E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kim: Kujdes me kreun e ri të SPAK/ “Procesi i përzgjedhjes të bëhet pa manipulime dhe pa ndikim”

Pas miratimit të 3 kandidatëve që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se përzgjedhja e kreut të ri të SPAK, është thelbësore për të dhënë një drejtësi të pandikuar.

Ky proces, – sipas diplomates Kim, – duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, apo nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë Reformën në Drejtësi.

Reklamë

Ambasadorja shkruan në rrjetet sociale se “taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë”.

Në garë për të marrë drejtimin e prokurorisë janë tre emra: Altin Dumani, Edvin Kondili, dhe Andnan Xholi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë