E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kim Kardashian vuan nga sëmundja e pashërueshme!

Në episonin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian u zgjua e tmerruar që duart e saj ishin enjtur dhe ishin mpirë. Fillimisht Kim mendoi se mund të ishte ankth, pasi ajo priste fëmijën e saj të katërt, Psalm West, por si përfundim vendosi të shkonte për të takuar një mjek.
“Më duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”, tha ajo.
Kur 38-vjeçarja shkoi te mjeku, ata i bënë disa analiza gjaku dhe pritja e përgjigjeve të tyre ishte shumë stresuese për Kim.
“Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime”.
Në fund të episodit, mjekja e saj e thirri dhe i tha që testet dolën pozitive për artritin reumatoid dhe antitrupat e lupusit. Doktoresha i tha se përveç enjtjes, ajo mund të kishte ethe, skuqje, plagë dhe lodhje.
Artriti reumatoid dhe Lupusi nuk kanë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.
Kim-it i duhej të priste më shumë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo nisi të qante dhe e ëma Kris Jenner u përpoq që ta qetësonte që të mendonte pozitivisht./:Living

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë