E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kim Kardashian përsëri shtatzanë?

Të qënit nënë duket se ka rizgjuar dëshirën e Kim Kardashian të ketë akoma dhe më shumë fëmijë.  Gjatë episodit të së dielës në “Keeping Up With the Kardashians”, Kim ka zbuluar se është duke menduar të bëhet sërish nënë. Edhe pse shtatëzania e dytë e saj ishte goxha e rrezikshme për shëndetin e Kim, ajo sërish do të provojë ndjesinë e të bërit nënë.

 

 

“Unë do të përpiqem të bëj edhe një fëmijë. Unë dua që fëmijët e mi të kenë vëllezër e motra, por mjekët nuk mendojnë se është gjëja e duhur”,- ka rrëfyer Kim në episodin e së dielës.

Reklamë

 

 

Gjatë shtatzënisë së parë Kim vuante nga preeclampsia, një situatë ku placenta nuk del jashtë pas lindjes së fëmijës. Ndërlikimet janë përsëritur edhe gjatë shtatzënisë së dytë dhe lindjes së djalit Saint, ndaj mjekët nuk ia kanë rekomanduar Kimit që të bëhet nënë sërish.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë