E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Showbiz

Kim Kardashian nuk është shembulli i duhur

Ajo është një nga njerëzit më me influencë në median sociale dhe jo vetëm, e megjithatë në disa gjëra nuk është për tu marrë shembull. Kim ka folur për jetën e saj para se të bëhej e famshme dhe ka zbuluar disa të fshehta që nuk i dinim për të, por që në fakt njërën prej tyre e kemi provuar të gjithë.

 

 

Reklamë

 

 

36 vjeçarja ka pohuar se ishte një ndër nxënëset më të mira në shkollë dhe kjo e gjitha falë kopjeve.  “Unë kopjoja në çdo test, i shkruaja kopjet në këmbë dhe i mbuloja me fundin e uniformës.”- ka thënë Kim.

 

 

 

“Fundja çfarë mund të më bënte mësuesja, nuk mund të më detyronte të ngrija fundin e të më kontrollonte,” shtoi ajo. Më pas Kim ka zbuluar se pëlqimi i saj i parë ka qenë aktori Jared Leto, i njohur për personazhin e Joker në filmin “Suicide Squad.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë