Nuk ka asnjë dyshim që ky është viti i Gashit. Reperi me origjinë shqiptare, s’mund të jetë me i lumtur se kaq dhe më e bukura është se pas lumturisë së tij fshihet Kim Kardashian. Orë më parë, në Instatory-n e saj, ylli i Instagram-it postoi një video bashkë me Kourtney-in. Deri këtu, asgjë e jashtëzakonshme! Çfarë na tërhoqi vëmendjen ishte muzika në sfond. Krejt rastësisht, Kim po dëgjonte këngën “My Year” të reperit shqiptar!

 

“Kim Kardashian që poston këngën time më bën kaq të lumtur! Ashtu siç thashë. Viti im!”- shkruan Gashi në postimin e fundit të Instagram-it.

 

Nuk është aspak çudi që reperi i ri i preferuar i Kim-it të jetë pikërisht Gashi. Që marrëdhëniet e saj me shqiptarët shkojnë për mrekulli, këtë e kemi provuar shumë më parë nga lidhja e saj me Mario Dedivanovic. Nga ana tjetër, kjo është padyshim koha e artë në karrierën e Gashit, e cili edhe pse i rritur larg Kosovës, nuk ngurron të tregojë lidhjen e fortë që ka me muzikën dhe artistët shqiptarë./ Tring

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *