E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kim Kardashian dhe Paris Hilton nisin projektin e ri së bashku

Kim Kardashian dhe Paris Hilton kanë qenë mikesha që prej shumë vitesh, madje karriera e Kim ka filluar pikërisht nga Paris. Kjo e fundit, ka vendosur të publikojë një këngë në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, me titull ‘BestFriend’s Ass’. Duke qenë se Kim është e njohur për format e saj trupore (dhe jo më kot), Paris ka vendosur ta ‘ftojë’ atë të jetë pjesë e videoklipit.

Ka qenë Hilton ajo që ka publikuar një video me Kim në ‘Instagram’, duke paralajmëruar një projekt sekret. Të dyja mikeshat shfaqen të veshur me fustanin ikonik të Paris, në ngjyrë gri me shkëlqim. Ky postim ka zgjuar kureshtjen e të gjithë ndjekësve të tyre dhe të gjithë po presin me padurim publikimin e këtij videoklipi./Tring

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë