E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kim Jong Un, vizitë në Kinë?

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duket se ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në Pekin, duke shënuar kështu udhëtimin e tij të parë jashtë vendit komunist që nga marrja e pushtetit në vitin 2011.

 

Sipas mediave ndërkombëtare, Kim udhëtoi me tren i shoqëruar nga një delegacion të nivelit të lartë, dhe u largua nga Pekini pasditen e kësaj të marte. Sipas mediave të Koresë së Jugut delegacioni drejtohej nga motra e Kim Jong Un dhe jo nga udhëheqësi i Phenianit.

 

Megjithatë, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare e cila konfirmon vizitën e parë të kreut të shtetit komunist, jashtë kufijve të Koresë së Veriut, pasi asnjë nga mediat e vendeve përkatëse nuk e kanë pasqyruar vizitën. Udhëheqësi i Phenianit pritet të takohet dhe me presidentin Donald Trump pas pak ditësh në Uashington.

Vazhdo të lexosh

Reklamë