E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kim Jong Un takohet me zyrtarët e Seulit

Nis era e renë gadishullin Korean. Udhëheqësi i vendit komunist, Kim Jong Un takohet me përfaqësues të larte te Koresë së Jugut.

 

Kjo është hera e pare qe kreu i Phenianit ulet ballë për ballë me zyrtarë të Jugut, që nga koha kur ai mori pushtetin në vitin 2011.

 

Reklamë

Takimi është në vazhdën e përpjekjeve të presidentit, Moon Jae In, për të gjetur një zgjidhje diplomatike mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Por ky është një hap edhe për uljen e tensioneve ne gadishull.

 

Pritet që përfaqësuesit e dy koreve të diskutojnë mbi përmirësimin e marrëdhënieve dhe programin bërthamor.

 

Edhe shtetet e bashkuara konfirmojnë se janë  gati të ulen ne bisedim me Phenianin për ti dhënë fund krizës.

 

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, nga ana tjetër, gjatë fundjavës akuzoi Uashingtonin se pengon dialogun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë