Koreja e Veriut ka testuar raketa të tjera balistike që ranë në det. Seuli ka njoftuar se raketat ishin me rreze të shkurtër. Ato përshkuan rreth 450 kilometra dhe arritën një lartësi prej rreth 37 kilometrash.

 

Pas raportimeve të Seulit, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha për televizionin shtetëror se testet e fundit me raketa balistike janë një paralajmërim për Uashingtonin dhe Korenë e Jugut për stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake që filluan këtë javë.

 

Kjo është hera e katërt që vendi komunist teston raketa balistike në më pak se dy javë. Testimi i fundit vjen në një kohë që bisedimet për denuklearizimin e gadishullit kanë ngecur dhe nga ana tjetër, Uashingtoni dhe Seuli nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

 

Këto stërvitje ishin shtyrë për të shpejtuar bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un te cilat kishin mbetur ne vend që në samitin e shkurtit i cili përfundoi pa një marrëveshje.

 

Kim Jong Un i kishte premtuar presidentit amerikan se nuk do të rifillonte provat e raketave me rreze ndërkontinentale që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, por duket se Pheniani i është rikthyer zakonit të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *