E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kim Jong Un pranon ftesën për dialog me Seulin

Koreja e Veriut ka pranuar ftesën e Koresë së Jugut për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë mes dy vendeve. Zyrtarët e Seulit njoftojnë se takimi pritet të mbahet javën e ardhshme në kufi, në zonën e demilitarizuar.

 

Marrëveshja për takimin erdhi pas kërkesës së liderit të vendit komunist, i cili gjatë fjalimit të tij vjetor, shprehu dëshirën për pjesëmarrjen e Penianit në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në muajin shkurt në Pionçang të Koresë së Jugut. Ajo u pasua me vendosjen e kontakteve me telegram, pas rreth 2 vitesh shkëputje të të gjitha kanaleve të komunikimit.

 

Reklamë

Në fokus të takimit do të jetë pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore, por mendohet se do të diskutohen edhe çështje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha këtë javë se dërgimi i një delegacioni në lojëra do të ishte “një mundësi e mirë për të treguar unitetin e njerëzve”.

 

Këto do të jenë bisedimet e para të nivelit të lartë që Koreja ka pasur që nga dhjetori i vitit 2015. Ende nuk është e qartë se kush do të marrë pjesë në këtë takim.

 

Presidenti i Koresë së Jugut Mun-Jae-in është shprehur më herët se “e sheh Olimpiadën Dimërore si një shans për përmirësimin e marrëdhënieve midis Koreve.

 

Dy vendet janë teknikisht ende në luftë, për shkak të programit bërthamor të Phenianit dhe testimeve të raketave balistike në gadishull, të cilat në pjesën e dytë të 2017-ës, shkaktuan tension jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë botën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë