Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka urdhëruar mbikëqyrje më të ashpër ligjore për të mbështetur planet e tij të zhvillimit, thanë të enjten mediat shtetërore, teksa punohet për të goditur ekonominë nga pandemia dhe sfidat e tjera.

 

Kim përballet me atë që duket të jetë kriza më e vështirë e qeverisjes së tij 9-vjeçare, pasi ekonomia goditet nga mbylljet e kufijve të lidhura me pandeminë që kanë ulur ndjeshëm tregtinë e jashtme të Veriut. Gjatë kongresit të partisë, Kim i përshkroi vështirësitë si “më të këqijat”.

 

Ai pranoi se planet e mëparshme ekonomike kishin dështuar, ndërsa njoftoi një plan të ri pesë-vjeçar të zhvillimit. Kim “theksoi rëndësinë për të forcuar mbikëqyrjen dhe kontrollin ligjor mbi krijimin dhe procesin ekzekutiv të planit ekonomik kombëtar”, tha Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane zyrtare.

 

Ai tha se prokurorët dhe organizatat e tjera të zbatimit të ligjit duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që plani ekonomik të zbatohet në mënyrë korrekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *