E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Kim Jong-un në gjendje kome, e motra do të marrë drejtimin e vendit”

Këshilltari i ish-presidenti të Koresë së Jugut, Chang Song-min u tha mediave vendase se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndodhet në në gjendje kome, teksa pretendon se motra e Kim do të marrë në kontroll drejtimin e vendit.

“Unë mendoj se Kim është në gjendje kome tani”, deklaroi Chang.

Mungesa e Kim në festimin e datëlindjes së gjyshit të tij dhe në disa ngjarje të tjera të rëndësishme, bëri që të lindnin dyshime për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas Chang, Koreja e Veriut po fsheh të vërtetën mbi shëndetin e liderit komunist dhe se Kim Yo-jong, po promovohet për të qenë ajo në krye të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë