Nje nje fjalim te paprecendent personal ne televizionin shteteror Koreano Verior, Kim Jong-un ka paralajmëruar “nivelin më të lartë të reagimit në histori” kundër SHBA-së. Keto deklarat vijne pas kërcënimeve të fundit te presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit tha gjate fjales se tij ne Asamblene Parlamentare të OKB-se se “do ta shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut nese kjo do te ishte e nevojshme”.

 

Lideri korean e quajti Trumpin nje njeri jo te rregullt menderisht, deklaratat e te cilit benin thirrje per lufte. Ai ka shtuar se fjalimi i Trumpit në Kombet e Bashkuara vërteton se programi bërthamor i Koresë Veriore është në “rrugë të drejtë”.

 

“Si njeri që përfaqëson Republikën Demokratike Popullore të Koresë dhe në emër të dinjitetit dhe të nderit të shtetit dhe të popullit tim, do të bëj që njeriu që është komandant suprem në SHBA do të paguajë shtrenjtë për fjalimin e vet”, ka thënë Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *