Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA “kërcënon” sërish...

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje përplasen kokë...

A ia ka dorëzuar Trump “unazën e trashëgimisë” J.D....

Lufta me Iranin, Vance: SHBA do të përdorë mjete...

38 të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmi...

Operacion rekord kundër trafikut të drogës, sekuestrohen mbi 5...

Kim Jong Un: Arsenali bërthamor i SHBA-së paraqet kërcënim për ne

23 Tetor 09:18

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërinë e tyre për ndërmarrjen e veprimeve për “parandalim strategjik”, teksa tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij, raportoi media shtetërore koreanoveriore, KCNA.

Arsenali strategjik bërthamor i SHBA-së paraqet “një kërcënim gjithnjë e në rritje” për mjedisin e sigurisë të Koresë së Veriut dhe kjo gjë kërkon që Pheniani të mbajë një pozicion të rreptë kundërveprimi të forcave të saj bërthamore, citohet të ketë thënë Kim, sipas KCNA-së.

Koreja e Veriut është duke intensifikuar zhvillimin e raketave balistike dhe të arsenalit bërthamor, duke nxitur sanksione ndërkombëtare, dhe shteti po ashtu është duke krijuar raporte më të ngushta ushtarake me Rusinë.

Vizita e Kimit në bazat ushtarake vjen në kohën e rritjes së tensioneve të shtetit të tij me Korenë e Jugut dhe aleatëve të saj. Këtu përfshihen edhe pretendimet e Seulit se Koreja e Veriut ka dislokuar ushtarë në Rusi për të luftuar në Ukrainë, pretendim që është mohuar nga Pheniani.

Këshilltari për siguri kombëtare i Koresë së Jugut, Shin Won-sik, dhe kreu i byrosë të sigurisë kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, gjatë një takimi në Seul shprehën shqetësimin e tyre lidhur me bashkëpunimin ushtarak mes Phenianit dhe Moskës.

Dy zyrtarët u pajtuan për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar sa i përket kësaj çështjeje, njoftoi Zyra presidenciale në Korenë e Jugut.

Sipas KCNA-së, Kimi po ashtu bëri thirrje për modernizimin e forcave të armatosura dhe që në të ardhmen t’i jepet prioritet raketave strategjike, duke kërkuar “një parim të rëndësishëm të strategjisë për ndërtimin e mbrojtjes kombëtare”.

KCNA-ja nuk tregoi se cilat baza ushtarake i vizitoi lideri i Koresë së Veriut.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
arsenal berthamor kërcënim Kim Jong Un SHBA

Nga e njëjta kategori

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët tigër

më shumë...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

më shumë...

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me breshëri raketash

më shumë...

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA “kërcënon” sërish me bojkot të Kupës së Botës nëse FIFA nuk plotëson këtë kusht

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

6:39

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje...

6:31

A ia ka dorëzuar Trump “unazën e...

6:27

Lufta me Iranin, Vance: SHBA do të...

6:07

38 të vdekur dhe 29 të plagosur...

5:57

Operacion rekord kundër trafikut të drogës, sekuestrohen...

5:44

Britania e Madhe shpall një paketë të...

5:32

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:19

Çfarë ndodhi në takimin sekret? Pezeshkian dëgjoi...

4:49

Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier...

4:45

KLP emëron Edmond Kaloshin në krye të...

4:34

FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon

4:13

Lamallari dhe Hita në Himarë: Forcojmë bashkëpunimin...

3:35

Aksident i trefishtë në aksin Sarandë-Ksamil, dy...

Më të klikuarat

  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.