Ambasadorja e SHBA, në Tiranë Yuri Kim ka dalë nga ambjentet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku pro zhvillohet procesi zgjedhor për kreun e ri të SPAK.

Për gazetarët, Kim u shpreh se vizita e saj në KLP nuk ka asnjë mesazh të fshehur.

Ambasadorja amerikane tha se zgjedhjet për kreun e ri të SPAK janë një proces tejet  i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

“Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar. Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit. Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne. Unë erdha këtu tani sepse kështu ma lejon axhenda. Po e ndjek procesin me aq interes sa edhe ju”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *