Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim që ka luajtur një rol të madh në negociimin mes palëve për mbylljen e reformes zgjedhore, deklaroi pas arritjes së marrëveshjes se të gjitha palët kanë dhënë ose kanë hequr dorë nga dicka, vetëm që të fitojë Shqiperia.

Kim shtoi se disa mund ta quajnë marrëveshjen e kësaj të premteje jo të mjaftueshme por ajo shtoi se do të ishte shumë mirë që ky akord mes palëve të kishte mbështetje të gjërë.

Jemi shumë të kënaqur që është bërë kjo marrëveshje e rëndësishme në saj të orëve pune që janë dhënë nga të gjithë atyre që kanë qenë ne tryeze. Të gjitha palët kanë dhënë kontribut por dhe kanë hequr dorë ose kanë dhënë diçka. Dhe e bënë që të jetë Shqipëria që e merr të mirën, që përfiton. Disa do ta kritikojnë si jo të mjaftueshme. Por po ta shikojmë në një kuadër të gjerë kjo është një gjë që shpresojë që të gjithë të japin mbështetjen. Sa i përket SHBA jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe do vazhdojmë t’ju mbështesim drejt BE. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *