E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kim dhe Kanye nisen për në dasëm me…

Kim Kardashian dhe bashkëshortin e saj Kanye Ëest kanë zgjedhur një veshje të veçantë për të qenë pjesëmarrës në një dasëm.

 

Të pranishëm në dasmën e miqve të tyre 2 Chainz dhe Kesha Ëard, në vilën në Majemi që dikur ishte e të ndjerit Gianni Versace, çifti zgjodhi një look aspak të zakontë: lateks fosforeshent për Kim dhe shapka gome për Kanye.

 

Reklamë

Kim Kardashian ishte super seksi me atë fustan që nxirrte në pah çdo formë të saj, me një çarje të theksuar që nxirrte kofshën e bëshme dhe dekolte ‘eksplozive’.

 

Për të kompletuar fustanin, sandale me lëkurë pitoni me takë të hollë dhe të lartë, si dhe syze me pasqyrë të firmës Dior. I denjë për t’u vënë re edhe veshja e bashkëshortit të saj Kanye Ëest.

 

Kostumi shik Louis Vuitton në ngjrë jeshile të lehtë ishte veshur pa asgjë poshtë xhaketës, por ajo që vërtet të ‘lë pa mend’ ishin një palë shapka super komode në dukje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë