E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 55 minuta më parë
Politikë

Kim dënon gjuhën degraduese ndaj grave në Parlament: E papranueshme!

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas gjuhës së përdorur sot në Kuvend, seancë e cila u shoqërua me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe krydemokratit Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane dënon “gjuhën e dhunshme dhe degraduese ndaj grave”. Sipas saj, liderët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.

 

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkruan Yuri Kim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë