Subscribe

Ambasadorja Yuri Kim shfrytëzoi një konference mbi “Sfidat e Prokurorisë” për të dhënë disa mesazhe të forta mbi reformën në drejtësi dhe pritshmërite epartnereve të Shqipërisë në këtë drejtim.

Duke e vlerësuar vitin 2020 si një vit të madh dhe të rëndësishëm në rrugëtimin europian, kryediplomatja amerikane në Tiranë tha se reformat që po ndërmerr Shqipëria janë të vështira por jetike për të ardhmen e saj.

Kim pohoi se ka shumë rëndësi që ndryshimet që janë bërë në sistemin e drejtësise të garantojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri. Ambasadorja vlerësoi SPAK si një structure thelbësore për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Yuri Kim kërkoi që Shqiperia të ecë përpara me sundimin e ligjit pasi kështu rruga e integrimit do të jetë edhe më e lehtë.

 

Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime të rëndësishme sa i takon sistemit në prokurori.
Është koha të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri dhe suksesin e këtyre reformave.Ka disa individë të cilët kanë qenë të gatshëm ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë.Jemi mirënjohës për dedikimin e këtyre individëve dhe kurajon që keni marrë përsipër këto detyra.Zyra e prokurorisë, do përmend SPAK që do ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është një zgjedhje, por një kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit.Kjo po ndalon Shqipërinë të jetë aq e mirë sa mund të jetë apo një magnet për investime, siç duhet të jetë.

 

 

Në fund ambasadorja Kim pati edhe një apel për prokuroret.

 

Prokurori është shërbëtori i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Duhet të përdorni çdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit të vuajnë.

 

Në takimin mbi sfidat e prokurorisë së përgjithshme ishte I pranishëm edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *