Kili është finalisti i dyte i Kupës se Amerikës ne futboll. Ne Chikago kilianet munden Kolumbinë me rezultatin e pastër 2-0, ne nje ndeshje qe do te mbahet mend gjate per ndërprerjen me te gjate rreth dy ore e 25 mes dy pjesëve, per shkak te shiut te madh. Edhe pse pa Vidal te skualifikuar, por me nje skeme 4-3-3, kilianet e nisen mjaft mire takimin dhe ne minutën e 7 zhbllokuan shifrat me Aranguiz. Por tre minuta me vone ata surprizuan përsëri pas gjetjes se rrjetës per here te dyte kete radhe me Fuenzalida. Ne disavantazh te dy golave me fillimin e pjesës se dyte Kolumbia mbeti me 10 lojtare, pas daljes me te kuqe te Karlos Sanchez, duke e bere gjithçka me te vështire. Ne finale Kili do te sfidoje ashtu si vitin e kaluar Argjentinën, te cilën ne ate kohe e mundi nga pika e bardhe e penalltisë me rezultatin 4-2. Per te ashtuquajturit La Roja, kampionet ne fuqi te Kilit, kjo do te jete finalja e katërt ne histori dhe ne rast se do te rrëmbejnë titullin do te jete e dyta radhazi, çka nuk ndodh qe nga viti 1947.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *