E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kili miraton projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini

Kongresi i Kilit ka miratuar të martën projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini, duke u bashkuar me pjesën tjetër të vendeve të Amerikës Latine me shumicë katolike që kanë ligje të ngjashme.

 

Reklamë

Kjo masë që mbështetet nga presidenti Sebastian Pinera, i cili duhet ta nënshkruaj për ta bërë ligj, gjithashtu do t’ua mundësojë çifteve të së njëjtës gjini të birësojnë fëmijë. Projektligji u miratua pas një procesi të gjatë rreth katër vjet, me 82 vota për dhe 20 kundër dhe pati dy abstenime.

 

Përveç Kilit, në Amerikën Latine, çiftet e të së njëjtës gjini, mund të martohen edhe në Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi, Brazil, Uruguai dhe Argjentinë, si dhe në 14 shtete të Meksikës./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë