Kili rrëmben per here te dyte radhazi kupën e Amerikës ne futboll. Vazhdon makthi per Argjentinën qe humbet finalet e trete rresht te luajtur ne tre vjet. Por ne stadiumin Metlife te New Jersit, kilianet fituan vetëm nga pika e bardhe e penaltisë pas 120 minutave loje me rrjeta te paprekura. Ishte ne fakt skuadra e Argjentinës qe e nisi mjaft mire takimin dhe ne minutën e 21 kishte mundësinë e arte per te gjetur avantazhin me Higuain. Ndërkohe rivaliteti i madh mes dy skuadrave beri qe ato ta mbyllnin pjesën e pare me nje lojtar me pak. Fillimisht Diaz per Kilin ne minutën e 28 qe doli nga loja me karton te kuq, ndërsa dy minuta nga fundi i kësaj pjese mbrojtësi Marko Royo la fushën per Argjentinën. Edhe ne pjesën e dyte ne një loje me shume taktike skuadrat nuk munden te gjenin rrjetën, ndërsa edhe 30 minutat e shtesës nuk zhbllokuan rezultatin. Nga pika e bardhe gaboi pikërisht Leo Mesi per Argjentinën, si dhe ne fund Lukas Bilja. Ne kampin kundërshtar i vetmi gabim ai i Arturo Vidal. Kupa dorëzohet përsëri te Kili, makth vazhdon per Argjentinën, e cila mësoi ne fund edhe nje lajm shokues, tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja e nje prej lojtareve me te mire te botes Leo Mesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *