E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kikia: Qeveria teknike do t’i jepte fund alibive të humbësit

I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analisti Mentor Kikia ka komentuar protestën e opozitës në gjashtë segmente rrugore të vendit.

Kikia tha se qeveria teknike që kërkon opozita do të ishte një zgjidhje e mrië për ngërçin që përfshin gjithmonë Shqipërinë pas zgjedhjeve, që është mosnjohja e rezultatit.

Sipas tij qeveria teknike i heq humbësit alibinë e humbjes, dhe i heq nga duart partisë në pushtet të përdorë administratën në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Kikia: Duke qenë se qeveria teknike është kauza e opozitës sot është një mundësi e mirë për t’i dhënë zgjidhje një ngërçi të madh siç është mospranimi i rezultatit. Kur ishte PS në opozitë ishte greva e çadrave: Hap kutitë ose largohu. Opozita sot është e përgatitur të mos i njohë zgjedhjet. Tjetër element është pabarazia në zgjedhje. Sot të gjithë kabinetin qeveritar e ke me kohë të plotë të fushatë, dhe i ke me shpenzimet e qeverisë. Ministra që paguhen si ministra por punojnë për partinë. Ndërkohë që partia dhe qeveria janë institucione të ndara, ndërsa te ne janë ngjizuur. Qeveria teknike do të krijonte shkëputjen e këtij mekanizmi. Qeveria teknike do t’i hiqte humbësit alibinë për të mos pranuar rezultatin. Kryeministri ka vendosur edhe sa mandate do marri, fare mirë mund të pranojë qeverinë teknike dhe t’i thotë opozitës nesër pranoje rezulatin.

Borakaj: Mund ta bëjë Rama sot?

Kikia: Pas çdo procesi zgjedhor kemi probleme pastaj me njohejn e zgjedhjeve. Qeveria teknike do të ishte hapi i parë për të shkuar drejt normalizimit të situatës. Në Kosovë të dielën bëhen zgjedhjet të martën kemi rezultatin, te ne zgjat me javë debati. Unë nuk thems e qeveria teknike “pjell” vezën e kuqe dhe an bën europpianë, por të ishte hap shumë srrioz përpara për të lënë aps një ngërç të madh. Unë mendoj seë qeveria teknike do të ishte një zgjidhje shumë e mrië, për të shkëputur përdorimine adminsitratës nga çdo parti.

Borakaj: Mendon se reduktohen këto?

Kikia: Qëllimi ky është që ministri teknik i Brendshëm të urdhërojë policinë që mos heqë kapelen e të marrë pjesë në fushatë

Më shumë video

Reklamë