Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me...

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Kievi sulmohet me raketa për herë të parë që prej më shumë se një muaji

6 Qershor 06:50

Rusia goditi me raketa Kievin, duke pretenduar se shkatërroi tanke dhe automjete të tjera të blinduara të dhuruara nga Evropa për Ukrainën.

Që nga 28 prilli kryeqyteti i Ukrainës kishte rënë në qetësi, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin të dielën paralajmëroi perëndimin se furnizimi me armë i Ukrainës do të zgjaste konfliktin. Ai tha se Moska do të godiste objektivat që nuk ishin goditur ende nëse Perëndimi do të do të vazhdonte me dërgesa të sistemeve me raketa.

Forcat ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës. Që nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në 28 prill në Kiev nuk ishin kryer sulme.

Sipas autoriteteve ukrainase raketat ranë në lagjet Darnytskyi dhe Dniprovskyi, në periferi të Kievit. Të paktën një person u shtrua në spital dhe fatmirësisht nuk ka viktima, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.

Serhiy Leshchenko, një ndihmës i shefit të shtabit të Presidentit Volodomyr Zelenskiy, tha se raketat kishin si qëllim të godisnin infrastrukturën hekurudhore në kryeqytet. Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet me raketa nga distanca kishin shkatërruar tanket T-72 dhe automjetet e blinduara që i ishin dhënë Ukrainës nga vendet e Evropës Lindore.

Në një intervistë për mediat ruse, Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se çdo dërgesë e sistemeve të raketave nga perëndimi në Ukrainë do ta shtynte Moskën të godiste “objekte që ende nuk janë goditur.”

“E gjithë kjo bujë rreth dërgesave shtesë të armëve, për mendimin tim, ka vetëm një qëllim: të zvarritet konflikti i armatosur sa më shumë që të jetë e mundur”, tha zoti Putin.

“Nëse Kievi merr raketa me rreze më të gjatë”, shtoi ai, “Moska do të nxjerrë përfundimet e duhura dhe do të përdorë mjetet tona të shkatërrimit, të cilat i kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk i kemi goditur ende”.

Analistët ushtarakë thonë se Rusia shpreson të marrë nën kontroll rajonin lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar me qeverinë ukrainase për vite me radhë, përpara se të mbërrijnë në Ukrainë sistemet raketore me rreze të mesme veprimi.

Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se do të duhen të paktën tre javë për të futur armët precize amerikane dhe trupat e trajnuara në fushën e betejës.

Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës akuzoi forcat ruse për përdorimin e municioneve me fosfor në rajonin e Kharkivit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Po ashtu ai tha se forcat ruse nuk kanë përparuar shumë në qytetin Sievierodonetsk, një deklaratë kjo që u mbështet edhe nga inteligjenca britanike e cila thotë se luftëtarët ukrainas kanë zmbrapsur ditët e fundit forcat ruse.

Në frontin diplomatik, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shkon në fillim të javës Serbi për bisedime me presidentin Aleksandar Vuçiç e më pas në Turqi, ku pritet të diskutojë për Ukrainën me homologun e tij turk.

Turqia është përpjekur të punojë me OKB-në dhe Ukrainën e Rusinë për të ndihmuar në hapjen e rrugës që gruri ukrainas të eksportohet në portet turke, megjithëse ende nuk ka marrëveshje për këtë çështje.

Agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima, ushtarë dhe civilë si dhe ka shkaktuar krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë. Lufta po ashtu ka ndaluar eksportet e grurit dhe drithërave të tjera nga Ukraina përmes Detit të Zi, duke kufizuar aksesin në bukë dhe produkte të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë./VOA

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
kievi Raketa sulm Ukraina

Nga e njëjta kategori

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave pro-palestineze në Britani

më shumë...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon bombardimet, pavarësisht armëpushimit

më shumë...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

më shumë...

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e tij përlotet në Ferma Club: Besoj te Vanesa, kemi patur probleme të mëdha pas divorcit të djalit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

12:47

Pse nuk ka garë në PD? Berisha...

12:27

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal...

12:18

Hyrje të reja në “Ferma VIP 3”,...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, ku...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.