Rusia ka zgjeruar sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u shpreh “sulme të tmerrshme me raketa” kanë goditur Kievin, të cilat ai i krahasoi me granatimet e qytetit të vitit 1941 nga Gjermania naziste.

“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai në Twitter.

Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen këtë të premte për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *