I pranishëm në protestën e mbajtur para ambasadës ruse sot në Tiranë ishte edhe kryediplomati ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thotë Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë me sulmet.

 

Ai u shpreh tha se Kievi sot ndodhet në zjarr dhe se 16 fëmijë janë vrarë.

 

“Kanë vdekur 16 fëmijë. Ushtria bën punën e saj. Lufta duhet të ndalet. Dua t’i drejtohem atyre që nuk shkojnë dot në vendstrehime. Kam parasysh ato në moshë të thyer, të sëmurë dhe që s’mund të lëvizin. I bëj thirrje popullit rus, se kanë një person që ka në dorë një buton të kuq. Sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën, por dhe Europën, duam një të ardhme paqësore. Populli rus t’i thotë liderit të vet jo luftës, dhe kjo duhet të ndalet. I përulem popullit shqiptar që është ngritur në këtë protestë. Shpresoj që diçka të arrihet në negociatat që do zhvillohen. S’ka një shtet që mund të mbrohet nga armët bërthamore, por ju drejtova popullit rus që t’i flasin kreut të tyre”, tha Shkurov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *