E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës”/ Rama: Sa herë ka krizë në veri më quajnë ‘vëlla të Vuçiç’

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar karshillëk ilegal shpalljen e tri ditëve zi të Serbisë, për terroristët e vrarë në veri të Kosovës.

 

Reklamë

Ai kërkoi që BE të reagojë, ndërsa në shërbim të paqes duhet të shërbejë edhe KFOR, që sipas tij duhet të marrë në dorë kontrollin e veriut te Kosoves. Rama shtoi se Kosova nuk e kundërshton mundësinë që KFOR të marrë nën kontroll komunat me shumicë serbe, ashtu sikurse Serbia është dakord me këtë, sipas kreut të qeverisë.

 

Reklamë

Ai i konsideroi sulmet në veri si të paralajmëruara, ndërsa thekson se Kosova duhet të dëgjohet në BE.

 

‘Republika e Kosovës meriton të dëgjojë BE, jo për të shtatat e as të 40 e vdekjes, po sepse këtë e meriton dhe e pret ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtuar nga degradimet e hajvanllëkut politik në konfliktet vrastare etinike që kjo histori na ka mësuar se mund të përshkallëzohen në përplasje të armatosur etnike”, thekson ai.

 

Rama foli edhe për kritikat në drejtimin e tij ndaj pozicionimit përballë Prishtinës Zyrtare. Ai tha se etiketimet si “vëlla i Vuçiç”, nuk ia lëkundin synimin për paqe.

 

“Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë, me thonjtë e krizave në veriun e Kosovës, thjesht i neveris. Të jeni të gjithë bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta as nuk ma ndryshojnë vizionin as nuk ma lëkundin bindjen dhe as më lëvizin nga pozicioni në istikamin e paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe shpëtimit nga e shkuara që e persekuton këtë rajon prej shekujsh. Mund të vazhdojnë sa të duan, sepse detyra ime është të bëj cmos për paqen dhe bashkëpunimin në rajon dhe njohjen e Kosovës si fryt i paqes”, tha ai.

 

Shqipëria nuk u linjëzua me qëndrimin e BE, ndaj së cilës kërkon që të dënojë Serbinë për shpalljen e zisë.

Më shumë video

Reklamë