E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

KFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

 

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

 

Reklamë

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena, raporton REL.

 

Ndërkohë në Zubin Potok protestuesit janë shpërndarë dhe kanë paralajmëruar një tjetër protest të martën në mëngjes.

 

Situata mbetet e tensionuar në Zveçan, ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje vazhdimisht për qetësim të situatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë