Pas hyrjes së trupave të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë në Komunën e Kamenicës, ka reaguar për herë të pare edhe KFOR sipas te cilit më 7 gusht eshte zhvilluar një patrullim I perbashket me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare, në afërsi të fshatit Hodovc.


Por hyrja e trupave të xhandarmërisë serbe ka shkaktuar reagime në Kosovë.

Hoti tha se organet kompetente  janë duke hartuar një raport të detajuar. Ai shtoi se veprimet e Prishtines do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend.

Në një reagim tjeter ne rrjetet sociale hoti ka bere te ditur se ministri I brendshem është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi dhe se Kosova nuk mund te rrezikohet nga askush.

Nderkohe ish kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Karaçevën nga ku u shpreh se institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë më provokime të tilla.

Ngjarja në Kamenicë vjen në një kohë që Parlamenti i Kosovës debatoi një ditë më parë mbi projekt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, por seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të votuar, dhe është shtyrë për të enjten e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *