Nëse doni të largoni stresin nga jeta juaj, bëjeni duke ngrënë! Shihni ushqimet që lehtësojnë ankthin që duhet të përfshini në dietën tuaj duke filluar nga nesër.

Djathi

Djathi dhe produktet e qumështit, për shkak se përmbajnë kalcium, mendohet se ndihmojnë në përballimin e stresit. Sipas hulumtimeve që janë bërë në të kaluarën, kalciumi ndër të tjera ka veti “qetësuese” dhe relaksuese, prandaj kur na mungon e kemi të vështirë të qetësohemi.

Perimet jeshile

Brokoli dhe rukola në veçanti përmbajnë vitaminat për të cilat trupi ynë ka nevojë në kohë stresi. Shumë prej këtyre perimeve përmbajnë gjithashtu kalium, i cili është thelbësor për sistemin tonë nervor dhe mund të na qetësojë.

Portokallet

Portokallet dhe specat janë ushqime shumë të pasura me vitaminë C, e cila është thelbësore për trupin pasi e mbron atë nga efektet e rënda të stresit.

Orizi kaf

Të gjitha drithërat, të tilla si gruri, tërshëra dhe orizi kaf, përmbajnë shumë vitamina B. Ku ndihmon kjo? Në prodhimin e serotoninës, duke na ofruar karbohidrate “të mira” që nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Bajame dhe çokollatë

Bajamet janë një burim i mirë i vitaminave B2 dhe E. Çokollata është e pasur me triptofan, një aminoacid që shndërrohet në trup në serotonin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *