Tradhtia është shkaktari më i madh i ndarjeve – dhe divorceve. Autori bestseller Matthew Hussey, në një intervistë për “New York Times” ka treguar se tradhtia është diçka të cilën çifti e konsideron si përtej rregullave të lejueshme.

 

“Nuk mund të ketë definicion të tradhtisë. Është ndryshe për secilin partner. Në një lidhje të hapur, tradhtia mund të jetë fakti se keni fjetur me dikë tjetër dhe nuk i keni treguar partnerit”, ka thënë ai për Business Insider.

 

Por, lajmi i keq është se tradhtia duket të jetë më e zakonshme se ç’mund të keni menduar.

 

Një anketim i vitit 2015 kishte zbuluar se një në pesë të rritur britanikë kanë pasur aferë, përderisa shumica e të anketuarve kanë pranuar se kanë menduar të kenë aferë, shkruan Telegrafi.

 

Sidoqoftë, sipas Matthew Hussey, ekzistojnë tri lloje të njerëzve të cilët janë më të prirë të tradhtojnë sesa tjerët:

 

Narcisistët

 

Për narcisistët, gjithçka është që të dëshmojnë sa të admirueshëm janë. Nuk mjafton t’i dashurojë një person; ata duan të sigurohen se çdo person i dashuron! Ata ndjehen të vlerësuar vetëm kur dikush tjetër filtron me ta, flenë me ta, apo i puthë.

 

Një studim gjithashtu ka treguar se narcisizmi është i ndërlidhur me njerëzit të cilët nuk janë aq të angazhuar në një lidhje romantike – e kjo shumicën e kohës për shkak të idesë se mund ta gjejnë dikë tjetër më të mirë.

 

Njerëzit e pasigurt

 

Njerëzit e mbushur me pasiguri për vetveten janë njerëz për të cilët duhet të kujdesemi. Nuk është fjala për nivel bazik të pasigurive të cilat i kemi të gjithë, sepse të gjithë kemi dyshime dhe brenga për vetveten. Por kur dikush është thellësisht i pasigurt se nuk do ta dashuroni një ditë, ata do ta gjejnë atë dashuri diku tjetër – e kjo është e rrezikshme.

 

Njerëzit të cilët thjesht janë egoistë!

 

Hussey thotë se njerëzit egoistë të cilët nuk kanë standarde morale sa i përket përkushtimit të tyre në lidhje dashurore janë lloji i tretë më i priri për të tradhtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *