Nuk është ndonjë befasi që në një mbretëri 1,200 vjeçare, Mretëresha Elizabeta II të ketë trashëguar stoli të jashtëzakonshme dhe të çmueshme .
Disa janë bërë veçanërisht për të, të tjerat janë trashëguar brez pas brezi në mbretërëri dhe i janë dhuruar asaj.
Më poshtë mund të shihni disa prej stolive marramendëse të Madhërisë së Saj:
Kurora Shtetërore e Kurorëzimit si Mbretëreshë – përbëhet nga 2868 diamante dhe gurë të tjerë të çmuar si 17 safirë, 11 smerald dhe 269 perla.

Kurora “Burmese Rubies” – një kurorë e punuar me rubinë, të cilën ia kanë dhuruar për kurorëzimin e saj.

Kurora “The Grand Duchess of Vladimir of Russia” – është e përbërë nga një varg diamantesh dhe perla.

 

Varësja “Japanese Pearl” – Kjo varëse me katër vargje me perla dhe një diamant i është dhuruar mbretëreshës nga qeveria japoneze në fillimet e viteve ‘80.

Kompleti i stolive “Amethyst Suite” – Seti glamuroz, i cili përfshin një spilë diamanti, varëse dhe vëthë prej diamanti, fillimisht ka qënë e nënës së mbretëreshës Victoria.

Kurora dhe kompleti “The Brazilian Aquamarine Parure” – ky komplet i është dhuruar mbretëreshës në Brazil për kurorëzim. Katër vite më vonë ajo ka kërkuar t’i bëjnë edhe kurorën që të plotësojë setin.

Kompleti “Cambridge and Delhi Durbar Parure” – varësja dhe vëthët janë prej smeraldi ndërsa kurora, e cila njihet edhe si ‘Kurora e Gjyshes”, ka qënë e Mbretëreshës Mary, përkatësisht gjyshes së Elizabetës II. Ajo përbëhet nga shumë perla, por është ridizenjuar me kërkesë të mbretëreshës Mary dhe ka qenë e preferuar nga Princeshë Diana dhe Dukesha e Cambridge, Cate Middleton./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *