Në të shumtën e rasteve është një nga partnerët ai që i jep fund lidhjes për gjithëfarë arsyesh, e tjetri që përpiqet të kthejë gjërat siç kanë qenë më parë! Ky mbetet një vendim i juaji dhe askujt tjetër, por ne po ju tregojmë nëse këto janë shenja që ai do të kthehet sërisht me ju apo jo.

 

1. Gjen edhe arsyen më të pakuptimtë vetëm për të komunikuar me ju. Ju merr në telefon sepse keni harruar një usb në shtëpine e tij, gjeti një kapëse tuajën dhe ju thotë ta takoni për ta marrë ?! Keto e arsye të ngjashme janë shenja qe ai po kërkon të ndërtojë ura komunikimi me ju duke përdorur dhe arsye më të pavlera.

 

2. Ish-i juaj pyet për ty. Nëse dëgjoni nga të tjerët që ish-i juaj pyet ende për ju, dijeni se për atë shpresa vdes e fundit.

 

3. Përpiqet të ndjekë rutinën tuaj vetëm për t’u takuar “rastësiht”. E shihni tek pi kafe në barin ku shkoni gjithnjë, bën vrap pikërisht në të njëjtin orar si ju dhe pse më parë kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.. Epo dijeni se do të bëjë gjithçka vetëm për t’ju takuar e për të gjetur rast të flisni.

 

4. Ish juaj sillet njësoj si muajt e parë kur u njohet. Shumica e marrëdhënieve kanë një fazë “muaji mjalti” ku çdo gjë shkon aq mirë. Me kalimin e kohës gjithçka shndërrohet në rutinë, por nëse vëreni që ish-i sillet si më parë , është një tentativë për t’ju ndërruar mendjen.

 

5. Ish-i juaj bën përpjekje për të ndryshuar. Ka një arsye pse marrëdhënia juaj ka përfunduar dhe ai po “lufton” që t’ju ndërrojë mendjen. / Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *