E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Këto ishin vendet me ndotjen më të madhe të ajrit në vitin 2023

Shifrat për cilësinë globale të ajrit janë jo të mira, siç zbulon raporti përkatës i IQAir i botuar të martën, me vetëm shtatë vende që arrijnë t’i “qëndrojnë besnikë” udhëzimit vjetor për grimcat (PM2.5) të OBSH-së.

Këto vende janë: Australia, Estonia, Finlanda, Grenada, Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re.

Në të kundërt, pesë vendet më të ndotura në vitin 2023 ishin:

Bangladeshi (79.9 µg/m3), 15 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së për grimcat

Reklamë

Pakistani (73.7 µg/m3) 14 herë më i lartë se udhëzimi vjetor i PM-së i OBSH-së

India (54.4 µg/m3) 10 herë më e lartë se udhëzimi vjetor i PM-së i OBSH-së

Taxhikistani (49,0 µg/m3) 9 herë më i lartë se udhëzimi vjetor i PM-së i OBSH-së

Burkina Faso (46.6 µg/m3) me një normë 9 herë më të lartë se udhëzimi vjetor i OBSH-së për grimcat.

Duke shkaktuar një në nëntë vdekje në mbarë botën, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth shtatë milionë vdekje të parakohshme në mbarë botën çdo vit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë