Ndonëse ende nuk ka kaluar rreziku I koronavirusit, qytetarët po mendojnë sesi do të mund ti bëjnë pushimet e përvitshme të verës. Në kushtet kur jemi ende në mbylljen e kufijve, gjasat janë që të gjithë të dynden në plazhet e Shqiperisë, të cilat për fat të mirë janë të mrekullueshme ndonëse mirëmbajtja e tyre shpesh për fat të keq lë për të dëshiruar. Sidoqoftë është pozitiv fakti që parate e sezonit turistik kryesisht do të qarkullojnë në ekonomine vendase. Mirëpo do te ketë edhe një pjesë që humbasin nga rregullat e reja të të bërit turizëm dhe sidomos plazh këtë sezon. Bëhet fjalë për subjekte private që kanë marrë me kontrate private hapësira të ndryshme në plazh për të ofruar shezlongë dhe cadra për qytetarët plazhiste. Këtë vit ata nuk do të mund ta ofrojnë këtë shërbim. Kjo të paktën u deklarua nga kryeministri Rama në “Opinion”. Teksa tha se në ditët në vijim do të jetë gati drafti për hapjen e plazheve, Rama tha mes të tjerash se se të vetmet struktura që do të ofrojnë shezlonge dhe cadra do të jenë hotelet. Pjesa tjetër do të jetë e gjitha me plazhe të lira publike si dikur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *