Nëse jeni dikush që beson fort se ketchup-i duhet të mbahet në frigorifer, atëherë kemi një lajm të keq për ju. Shumica prej nesh nuk e shikojnë thuajse asnjëherë pjesën e pasme të shisheve të kethcup-it që të udhëzojnë për përdorimin dhe se ku duhet mbajtur.

 

Një ekip ekspertësh, i përbërë nga një analist publik, jë këshilltar special për ushqimin dhe pijet dhe një dietolog i quajtur Sarah Schenker thonë se ketchup-i po ju zë një vend të panevojshëm në frigorifer.

 

“Nuk ka nevojë të mbahet ketchup në frigorifer. Jo vetëm që përmban uthull, por domatet janë natyrisht acid, dhe kjo ndihmon për të ruajtur produktin në kushte ambienti (temperaturë dhome). Ndonjëherë njerëzit mbajnë ketchup në frigorifer, thjesht sepse preferojnë një shije të ftohtë, por përndryshe nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer.”

 

Ndryshon puna për majonezën, për të cilën ekspertët thonë se duhet të ruhet në frigorifer pasi, megjithëse përmban uthull, nuk ka mjaftueshëm për ta mbajtur të sigurt në temperaturën e dhomës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *