Vështirë se mund të imagjinojmë pica, hamburger dhe pjata të tjera pa ndonjë nga këto salca.

Pavarësisht nëse është një darkë e shpejtë me miqtë ose e shijuar me një porcion patate të skuqura, salca është çelësi për t’i dhënë shije dhe ngjyrë.

Qoftë ketchup, majonezë, mustardë apo salcë Barbecue, oferta në supermarkete është në gjendje të plotësojë çdo dëshirë tuajën kur bëhet fjalë për këta përbërës.

Por shpesh këto nuk janë gjithmonë produkte të shëndetshme dhe të balancuara: e pasur me kripë, sheqer dhe aditivë kimikë, salca është një ushqim që nuk duhet konsumuar shpesh dhe mbi të gjitha nuk duhet ndarë me fëmijët.

Duke qenë se ato përdoren shumë shpesh, Novi list u fokusua në dy salca, me synimin për të përcaktuar se cila është më e shëndetshme: ketchup apo mustardë.

Ketchup

Ketchup është një salcë e ëmbël dhe e thartë me lëng domate. Në recetën origjinale, përbërësit janë domate, uthull, kripë, sheqer dhe aromatizues.

Sasia e sheqerit është një element që nuk duhet neglizhuar, po ashtu edhe kripa: një lugë gjelle ketchup përmban afërsisht 4 gramë sheqer dhe 150 mg natrium.

Nëse keni parasysh se rekomandimet shëndetësore në lidhje me konsumin ditor të sheqerit e kufizojnë marrjen në 25 gram në ditë për gratë dhe 36 gram për burrat, është e qartë për ju se një porcion ketchup merr shumë nga sasia ditore e sheqerit.

Për më tepër, duhet të keni parasysh faktin se ketchup-i është shpesh i pasur me mykotoksina, të cilat vijnë nga përdorimi i domateve të tepërta apo edhe të kalbura në zinxhirin e prodhimit me qëllim të dukshëm kursimin e lëndëve të para.

Mustarda

Nga ana tjetër, mustarda është një salcë e bërë nga farat e susamit (të bardhë ose të zi), por edhe në këtë rast, ndër përbërësit gjejmë sheqer (dhe mjaltë), kripë dhe aromatizues në sasi të tepërt.

100 gram mustardë përmban afërsisht 16 gram sheqer dhe 2 gram kripë – sasi që nuk duhen nënvlerësuar duke marrë parasysh rekomandimet shëndetësore.

Farat e mustardës që përmbahen në produkt sigurisht që sjellin përfitime, por ato pothuajse plotësisht anulohen nga prania e substancave të diskutueshme dhe jo të shëndetshme.

Më tej, ngjyra e verdhë që karakterizon këtë salcë duhet diskutuar në mënyrë të veçantë, shumë shpesh për shkak të pranisë së ngjyrave kimike, qëllimi i vetëm i të cilave është ta bëjnë produktin përfundimtar më të këndshëm për syrin.

Pra: mustardë apo ketchup?

I kemi parë avantazhet dhe disavantazhet e këtyre dy salcave, por cili është produkti që mund ta konsumojmë më shpesh duke e ditur se nuk e dëmton trupin tonë?

Për fat të keq: si keçapi ashtu edhe mustarda e prodhuar në mënyrë industriale janë shumë të pasura me sheqer, kripë dhe substanca të tjera të diskutueshme për t’u konsumuar rregullisht.

Kujtojmë se marrja e tepërt e sheqerit, përveçse nxit mekanizmin e varësisë, kontribuon në zhvillimin e patologjive si diabeti dhe obeziteti.

Konsumimi i tepërt i kripës mund të përkeqësojë hipertensionin ose problemet me veshkat, duke rritur rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *