E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Kështu e hanë të gjithë”/ Batuta e Tahirit në hyrje të gjykatës

Ish-ministri Saimir Tahiri u shfaq i buzëqeshur këtë të mërkurë tek Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të marrë pjesë në seancën për të.

Në momentet e mbërritjes, para se të futej në sallë, Tahiri shkëmbeu edhe batuta me gazetarët dhe operatorët.

Reklamë

Gjatë filmimit, një prej operatorëve u pengua dhe në këtë moment ish-ministri tha: “Filmoni, filmoni se kështu e hanë të gjithë”. Ndërsa operatori ja ktheu: “Jemi mësuar, ka ekuilibra kjo”.

Ndonëse pritej një vendim, trupa gjykuese e caktuar për ish-ministrin Saimir Tahiri vendosi sërish për shtyrje. Verdikti pritet të jepet të premten në orën 13.00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë